JiL.al - Jeto i Lumtur

Morën ryshfet për t’i dhënë metadon një pacienti, e pësojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor kanë rënë në pranga pasi, morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë metadon, një pacienti në kundërshtim me ligjin dhe  rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.

Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor kanë rënë në pranga pasi, morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë metadon, një pacienti në kundërshtim me ligjin dhe  rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.about:blank


Njoftimi i policisë:

“Morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, vihen në pranga 2 shtetas (një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor).

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;

-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.”

Scroll to Top