JiL.al - Jeto i Lumtur

Mori detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në seancën e sotme plenare u votua dekreti i presidentit Bajram Begaj për emërimin e Blendi Gonxhjes në krye të një ministrie të re, përgjegjëse për tre sektorë, për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Po ashtu, në seancën e sotme u votua dhe emërimi i Adea Pirdeni në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit.about:blank

Blendi Gonxhja, i cili ka marrë postin e ministrit ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku shkruan se është falenderuas që i është dhënë mundësia që t’i bashkohet kabinetit Rama 3.

“Ndërsa mund të tingëllojë një kombinim disi i pazakontë portofoli ministror i sapokrijuar, sfidat e reja me të cilat po ndeshet vendi ynë kërkojnë ndërtimin e një modeli të ri planifikues ekonomik inovativ me synim përmirësimin e klimës së shërbimeve për qytetarët e biznesin, thjeshtimin e informatizimin e sinkronizuar të proceseve, duke mbështetur sipërmarrjet, tregtinë e punësimin cilësor, si dhe orientimin e strategjive ekonomike drejt thithjes së kapitalit njerëzor e financiar, duke promovuar, mbështetur e integruar vlerat e identitetit tonë kombëtar q? t? jehojë Shqipëria mike e turistike”, shkruan Gonxhja.

Ai ndër të tjera falenderon publikisht kryeministrin Edi Rama për detyrën që i ka besuar.

Postimi i plotë i Blendi Gonxhjes:

Jam thellësisht i emocionuar për votëbesimin nga maxhoranca, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të Dekretit Presidencial pë miratimin e propozimit të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një vlerësim dhe besim që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi!

Krenar dhe shumëfalenderues p?r mundësinë q? më jepet për t’ju bashkuar Kabinetit Rama3, në stafetën më sfidante të PUNËS dhe SHËRBYERJES denjësisht për qytetarin dhe vendin, ku zhvillimi e mirëqënia ekonomike e sociale, pasuria intelektuale, artistike, kulturore, si dhe inovacioni teknologjik, ndërlidhen ngushtësisht, për të ndërtuar prosperitetin afatgjatë e të qëndrueshëm të vendit tonë.about:blank

Sfidat globale të ekonomisë të tilla si ndërvarësia në rritje e tregtisë dhe investimeve, ridizenjimi i burimeve t? ekonomisë globale, konkretizimi i AI si pjesë e pandarë e zhvillimit, mësimet nga fenomenet klimaterike e natyrore, pandemitë e luftërat, shtrojnë kërkesa në rritje ndaj politikave ekonomike të çdo shteti.about:blank

Ndërsa mund të tingëllojë një kombinim disi i pazakontë portofoli ministror i sapokrijuar, sfidat e reja me të cilat po ndeshet vendi ynë kërkojnë ndërtimin e një modeli të ri planifikues ekonomik inovativ me synim përmirësimin e klimës së shërbimeve për qytetarët e biznesin, thjeshtimin e informatizimin e sinkronizuar të proceseve, duke mbështetur sipërmarrjet, tregtinë e punësimin cilësor, si dhe orientimin e strategjive ekonomike drejt thithjes së kapitalit njerëzor e financiar, duke promovuar, mbështetur e integruar vlerat e identitetit tonë kombëtar q? t? jehojë Shqipëria mike e turistike.

Ne kemi nevojë për një supersistem të qeverisjes efiçiente, për operacione të shpejta ndërqeveritare, për të diskutuar dhe zgjidhur dilemat e garantimin të rritjes së qëndrueshme duke kultivuar një mjedis transparent, bashkëpunues dhe gjithpërfshirës.about:blank

Misioni i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pasqyron një vizion largpamës dhe strategjik për kombin tonë. Duke bashkuar këto fusha kyçe, kjo ministri inovatore përputhet me nevojat në zhvillim të shoqërisë sonë dhe na pozicionon më së miri përballë realitetit vendas e të huaj, nga ku duhet të fitojë interesi publik dhe aspiratat tona evropiane.

Së bashku me ekipin, në shërbim të Kryeministrit dhe të Qeverisë, do t? përballemi me perspektivat dinamike, në një skenar aktualiteti kaq riskant, për nj? Shqip?ri kampione në rajon dhe si shembull përparimi. Ndërsa integrimi evropian është një aspiratë e cila po bëhet gjithmonë e më e prekshme, atdheu ynë i bekuar ku jemi lindur e rritur, na frymëzon që patriotizmin ta shfaqim me vepra e punë konkrete për t’i garantuar së sotmes dhe ardhmërisë prosperitet, me mekanizma seriozë përkrahjeje e ndihme sociale, pa anashkaluar mirëadministrimin e produktivitetin!

Falenderoj të gjithë ju që më keni uruar e mbështetur në këtë detyrë e sfidë të re, pa harruar se detyra ime më dedikon njësoj ndaj çdo shtetasi! Do të angazhohem plotësisht për të justifikuar besimin e për të lartësuar përpjekjet tona!

Suksese koleges sime Adea Pirdeni, Ministre e re e Shtetit për Antikorrupsionin dhe Administratën Publike! Faleminderit Edi Rama!

Scroll to Top