JiL.al - Jeto i Lumtur

I mori jetën të motrës, kërkesa e papritur e Marsela Pushanit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Marsela Pushani u la ditën e sotme në burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e motrës së saj, Amanda.

Marsela do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, teksa para trupit gjykues ajo ka këkruar masë më të lehtë.

Teksa ka këmbëngulur se gjithçka ishte aksidentale dhe ajo nuk donte ta vriste të motrësn, ajo ka thënë se duhet të qëndrojë me nënën e saj pasi nuk ka kush të kujdeset për të.

“Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja por qe ka vdekur nga alkooli. Unë për motrën do jepja jetën dhe do doja të kisha vdekur unë. Kam mamanë shumë të sëmurë, nuk desha ta vras motren, ajo pinte shumë alkool deri në dy litra në ditë.”- tha Marsela Pushani.

Ngjarja e rëndë ndodhi të diel, pas një konflikti mes dy motrave që jetonin së bashki me nënën e tyre në Tiranë. Sipas rrëfimeve të tyre, Amanda ishte e alkoolizuar dhe konflikti kishte nisur pasi motra dhe nëna i kishin këkruar të linte alkoolin.

Scroll to Top