Prej 3 ditësh, familjarët e një vajze të mitur në Patos kanë dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj.
E mitura, me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.
Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.
“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë do iki t’i çoj rrobat kushërirës. Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot.
Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrogat e saj, pjastër, opinga. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. Kërkoj të ma gjejë shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin.”, tha nëna e saj.