Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë dy viteve të fundit, bota është hasur me një krizë shëndetësore, trazira të tregut financiar dhe destabilizim të periudhës më të gjatë të zgjerimit ekonomik. Inflacioni vazhdon të rritet.
Besimi i konsumatorëve është dobësuar, vizitat në qendrat tregtare janë ulur me 14%, dhe dy të tretat e konsumatorëve që u bënë pjesë e një studimi, u përgjigjën se po planifikonin të shpenzonin më pak gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Një recesion ekonomik ka shumë të ngjarë të jetë afër. Dhe sado frikësuese t’ju duket kjo, është mirë të dijë sesi të përgatitemi për ditët e vështira.
Njihni industrinë tuaj
A është industria juaj në rritje, në rënie apo e qëndrueshme?
Është thelbësore ta njohësh mirë industrinë tënde. Shumica e kompanive fokusohen më shumë në produktin përfundimtar që do i rrisë përfitimet e tyre duke pasur kështu një “fokus egoist” sesa në mbarëvajtjen dhe përfitimet e të gjithë pjesëve përbërëse të kompanisë.
Kompanitë nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur konkurencës. Te njohësh konkurentët e tu është shumë e rëndësishme. Duhet të dish cfarë ofrojnë ata dhe të punosh për të qenë më i miri në treg.
Nëse industria juaj ka një mundësi për të hyrë në tregje të reja për shkak të ekonomisë, ju jeni me fat, dhe duhet të bëni çdo gjë për të përfituar. Por nëse industria juaj është në rrezik për t’u shuar, ju mund të dëshironi të zgjeroni operacionet tuaja aty ku ju jepet mundësia për të rritur bazën tuaj në treg. Përcaktoni nëse tregjet për biznesin tuaj po kalojnë nëpër ndryshime dhe në përputhje me rrethanat rregulloni rrugëzgjidhjen. Nëse nuk ka një mundësi për të krijuar një rrugë në treg, është koha të rimendoni modelin tuaj të biznesit.
Njihni financat tuaja
Kur shfaqen shenjat e një recesioni, është e domosdoshme të keni një zotërim të fortë mbi fluksin e parave dhe burimet tuaja të kapitalit. Kalojeni fokusin tuaj nga pasqyrat e fitimit dhe humbjes në monitorimin e bilancit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ju do të dëshironi të merrni vendime strategjike financiare përpara se inflacioni të bëjë të papërballueshme çdo nevojë për shpenzime. Shumë kompani mund të zgjedhin të shkurtojnë stafin.
Ju do të duhet të armatosni ekipin tuaj me mjetet e nevojshme për të pasur sukses. Kjo do të thotë të bëni shpenzime inteligjente (financim, etj.). Do t’ju duhet të ndërtoni rezervën tuaj të parave gjatë kësaj kohe, në mënyrë që paratë tuaja të mos shterojnë, gjë që do të ndodhë nëse nuk tregoheni të zgjuar për ta mbrojtur atë.
Krijimi i matjeve financiare afatshkurtëra mikro do t’ju ndihmojë të monitoroni çdo devijim nga shpenzimet e parashikuara. Këto metrika mund të plotësohen në shumë mënyra, por ajo që është e rëndësishme është se ato ju lejojnë të merrni vendime në mënyrë proaktive. Ju duhet të jeni fleksibël gjatë një recesioni, jo vetëm të jeni të hapur ndaj ndryshimeve të shpeshta, por të kuptoni se ku duhet të ndodhin ndryshimet. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të krijoni qëllime të arsyeshme që mund të monitorohen dhe përshtaten sipas nevojës.
Njihni personelin tuaj
Personeli është investimi më kritik në çdo industri. Por, për të mbajtur, zhvilluar dhe frymëzuar talentin, duhet të jeni transparent me ekipin tuaj për gjendjen në të cilën ndodhet kompania. Ndonjëherë, veçanërisht në recesione, ky nuk është një lajm i mirë.
Nëse duhet të bëni reduktime të stafit, merrni parasysh shkurtimet e orëve të punës. Ripunësimi në të gjithë bordin është një proçes që merr kohë që kërkon shumë burime që mund të përdoren diku tjetër. Pushimet, shkurtimet e pagave dhe ngrirja e punësimeve ndikojnë në çdo departament brenda biznesit tuaj dhe dëmtojnë moralin. Ju mund të humbisni shumë punonjës dhe talente për të cilat do të keni nevojë.
Mund të konsideroni marrjen e një pjese të rezervës suaj të parave dhe vendosjen e saj në një llogari të tregut të parasë me rendiment të lartë. Kjo mund të shtojë përfitimet që biznesi juaj mund t’i kalojë më pas në formën e një rritjeje për punonjësit me performancë të lartë.
Njihni klientin tuaj
A ka biznesi juaj një shërbim ose produkt që qëndron mbi të tjerët, apo është koha për të inovuar dhe diversifikuar? Kush mund t’i përgjigjet më mirë kësaj pyetjeje sesa klientët tuaj? Gjatë një rënieje financiare, klientët janë burimi juaj më i rëndësishëm, dhe jo vetëm në lidhje me gjenerimin e të ardhurave.
Njohja e shëndetit financiar të klientëve tuaj dhe zakoneve të shpenzimeve do ta ndihmojë biznesin tuaj të synojë rritjen. Mbledhja dhe analizimi i informacionit demografik do të jetë aleati juaj i besueshëm për të kuptuar se në cilët sektorë dhe fusha të jetës lobojnë klientët tuaj më të rëndësishëm. Gjithashtu do t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse ka kërkesë të mjaftueshme për atë që ju ofroni. Nëse jo, njohja e zakoneve të shpenzimeve të klientëve, do ta ndihmojë kompaninë tuaj të kuptojë se ku duhet të drejtohet.
Njihni opsionet tuaja
Nëse beteja për mbijetesë është shumë e frikshme, mos kini frikë. Ka gjithmonë opsione të reja.
Ju mund të punoni drejt një bashkimi nëse organizata juaj ka fituar mjaft pushtet. Nëse ka palë të interesuara në atë që bën kompania juaj, ju mund ta shisni atë. Gjithashtu, ju mund të mbyllni biznesin tuaj, nëse gjërat bëhen vërtetë të vështira. Askush nuk dëshiron të heqë dorë nga diçka që ka krijuar. Por, dështimi nuk ju përcakton, ai ju bën më elastik për xhiron e radhës.