Mos e neglizhoni kolesterolin, sëmundjet e zemrës po bëjnë “kërdinë”/ Shkaqet që sjellin problemin

Jil
Jil
2 Min Read
Mos e neglizhoni kolesterolin, sëmundjet e zemrës po bëjnë

1. Dieta ushqimore
Konsumimi i shumtë i yndyrave të ngopura mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Kjo yndyrë e pashëndetshme gjendet më shumë tek burimet shtazore, si bifteku, mishi i derrit, mish viçi, gjalpi, djathi etj.

Ushqimet e paketuara që përmbajnë vaj kokosi, vaj palme ose gjalp kikiriku mund të kenë gjithashtu shumë yndyra të ngopura. Këto yndyra mund t’i gjeni edhe tek ëmbëlsirat, patatinat apo biskotat e thata.

2. Pesha
Barku i shëndoshë nuk është i keq vetëm për jetën sociale. Mbipesha mund të rrisë gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe ul HDL, ose kolesterolin e mirë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

3. Niveli i aktivitetit fizik
Çohu nga divani dhe fillo të lëvizësh. Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë kolesterolin e keq (LDL) dhe të ulë kolesterolin e mirë (HDL).

4. Mosha dhe gjinia
Pas moshës 20 vjeç, nivelet e kolesterolit fillojnë të rriten në mënyrë natyrale. Tek meshkujt, nivelet e kolesterolit bëhen të qëndrueshme pas moshës 50 vjeç.

Tek gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulëta deri në fazën e menopauzës, pas hyrjes në këtë fazë ato rriten në të njëjtin nivel si tek meshkujt.

5. Shëndeti i përgjithshëm
Bëni kontrolle dhe vizita të përvitshme dhe sigurohuni t’i shpjegoni mjekut për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vuajtja nga disa sëmundjeve të caktuara, si diabeti apo hipotiroidizmi, mund të shkaktojë kolesterol të lartë.

6. Historia familjare
Nëse një pjesëtar i familjes ka kolesterol të lartë, ka shumë gjasa të keni edhe ju.

7. Duhanpirja
E dini tashmë, duhanpirja mund të ulë kolesterolin e mirë. Dhe mund t’ju vrasë. Prandaj, hiqni dorë sa më shpejtë prej duhanit.

.…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *