Mos u dorzo, të lutem!

Jil
Jil
2 Min Read

Mario Benedetti Mos u dorzo, të lutem!

Mos u dorëzo, ende ke kohë
t’ia dalësh mbanë e sërish të fillosh
frikën ta groposësh, hijet t’i pranosh,
ta zgjidhësh lakun, prapë të fluturosh.

Mos u dorëzo se kjo është jeta,
të vazhdosh udhëtimin,
ëndrrat pas t’i ndjekësh,
ta shpengosh kohën
të pastrosh rrënojat dhe të shohësh qiellin.

Mos u dorëzo, të lutem mos u lësho,
edhe pse djeg acari,
edhe pse kafshon tmerri,
edhe pse hesht era dhe fshihet dielli,
ka ende zjarr shpirti,
dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse jeta është e jotja e dëshirat janë të tuat,
sepse e ke dashur dhe sepse të dua.

Sepse, njëmend, ekziston vera dhe dashuria,
sepse koha plagët do t’i shëroj patjetër,
thyeji drynat e dyert çeli,
mos u mbyll, braktisi muret e vjetër.

Jetoje jetën dhe prano momentin,
rikthe buzëqeshjen, këndoje tekstin,
çliroje veten dhe duart jepi,
hapi krahët dhe rinis fluturimin
gëzoje jetën dhe pushtoje qiellin.

Mos u dorëzo të lutem mos u lësho
edhe pse djeg acari, edhe pse kafshon tmerri, edhe pse hesht era dhe fshihet dielli,
ka ende zjarr shpirti, dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse çdo ditë duhet filluar, sepse kjo është ora dhe ky momenti i çmuarsepse nuk je vetëm sepse unë të dua.

Mario Benedetti

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *