JiL.al - Jeto i Lumtur

“Mosha”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vjen një moment i trishtë në jetë
ku gjendemi pleq, si dikur prindërit tanë.
E atëherë zbulojmë në një sirtar
të harruar
fotografinë e gjyshes kur ishte katërmbëdhjetë vjeçe.
Ku ndodhet koha, ku jemi?
Ajo vajzë
që banon në kujtimet tona vetëm me fytyrë plake,
e vdekur pesëdhjetë vjet më parë,
në fotografi duket mbesë e nipit të saj,
jeta e pajetuar, e ardhmja totale,
rinia që rinovohet gjithnjë
tek të tjerët.
Historia nuk ka kaluar nëpër këto çaste.
Kemi kohë pa luftëra e katastrofa
prandaj fjala vdekje është e pamendueshme.
Asgjë nuk jetohet as më parë e as më mbas.
Nuk ka zgjedhim në ekzistencë
veç kohës së tashme.
Ku unë jam plaku
dhe gjyshja ime fëmija.

JOSE EMILIO PACHECO

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top