Moti bën kthesën drastike, stuhitë e forta në rajon fillojnë sonte

Jil
Jil
2 Min Read

Përderisa në territoret tona po vazhdon të mbajë mot shumë i nxehtë, disa vranësira dhe rrebeshe të izoluara përshkuan disa pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës, por nuk ndikuan aq në uljen e temperaturave.about:blank

Në anën tjetër mjaft jo-stabile ajrore knaë filluar të depërtojnë në pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi duke shkaktuar stuhi më signifikante me rrebeshe lokalisht intensive shiu dhe breshër. Më vonë stuhitë do të përfshijnë edhe fqiun tonë verior Serbinë.

Të premtën do të ketë një stabilizim afatshkurtër të motit në tërë Ballkanin, ndërsa të shtunën destabilizim mjaft i fuqishëm në pjesë të Ballkanit dhe të dielën edhe në teritoret tona. Fronti i së shtunën do të shkaktojë stuhi edhe më të fuqishme që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe pastaj në Serbi. Të dielën ky front arrin edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duke destabilizuar fuqishëm atmosferën dhe duke ulur temperaturat. Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së frontit të ftohtë atmosfera mund të reagojë mjaft bujshëm me procese mjaft të bujshme atmosferike  si vetëtima e bubullima masive, rrebeshe shumë intensive dhe breshër masiv. Do të jetë një front që më në fund do na sjellë freski dhe rrebeshe aq të nevojshme shiu pas një periudhe shumë të gjatë kohore me thatësi. Deri të dielën do të dalim përsëri me informacionet tjera më të reja. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *