Pasditen e sotme ka pasur një rrebesh të dendur në Milano. Brenda dy orësh, në zonën e gjerë të kryeqytetit italian, zjarrfikësit kanë marrë mbi njëqind e tetëdhjetë thirrje.about:blank
Qytetarët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për shkak të rënies së pemëve në rrugët kryesore apo dëmtimeve që kanë pësuar çatitë e shtëpive nga era e fortë.
Moti i keq shkaktoi probleme edhe për tramvajet e Milanos dhe disa lidhje hekurudhore. Një burrë, 68 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta në kokë nga një pllakë e cila ka dalë nga një ndërtesë në qendër të qytetit.