Moti ekstrem ‘pushton’ Turqinë/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në veriperëndim të Turqisë. Dy prej tyre humbën jetën ditën e djeshme në Stamboll, ndërsa 12 persona u plagosën, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e guvernatorit të qytetit.

Shërbimet turke të urgjencës thanë gjithashtu se tre persona kishin vdekur dhe tre ishin të zhdukur në provincën Kirklareli në Turqinë veriperëndimore.

Stuhia gjatë natës përmbyti pjesërisht një stacion metroje të Stambollit dhe detyroi autoritetet të evakuojnë dhjetëra njerëz.

Shirat erdhën pas një vere veçanërisht të thatë, gjatë së cilës nivelet e ujit në rezervuarët e qytetit me 16 milionë banorë kishin rënë në nivelin më të ulët në nëntë vjet.

Scroll to Top