Moti ekstrem ‘bën kërdinë’ në vendin fqinj/ Pasojat katastrofike

Jil
Jil
1 Min Read

Pamjet më sipër i përkasin fshati Vlohos në Kardhica dhe dëshmojnë qartë pasojat katastrofike të përmbytjeve në vendin fqinj.

Vërshimi i lumenjve ka bërë që uji të përmbysë të gjitha banesave dhe tokave bujqësore të fshatit. Moti i keq ka shkaktuar tetë viktima deri më tani.

Fenomeni i tejskajshëm sipas meteorologëve është më ekstremi që ka goditur vendin në 90 vitet e fundit

Qindra shtëpi janë shkatërruar apo përmbytur  nga ujërat dhe balta që kanë sjellë lumenjtë, disa ura janë shembur, rrugët janë shndërruar në liqene, linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar, uji i pijshëm mungon në shumë zona dhe dëmet në kulturat bujqësore janë të pallogaritshme për zonën më prodhimtare bujqësore të Greqisë që përfshin prefekturat e Kardhitsës, Larisës, Trikalës dhe Volosit.about:blank

Sipas shërbimit meteorologjik të vendit sipërfaqet e përmbytura të fotografuara me satelit ditën e djeshme  janë mbi 72000 hektarë, por sot në ditën e katërt të fenomenit ujërat e dy lumenjve të zonës vazhdojnë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin tokat bujqësore dhe fshatrat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *