Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën në shtetin indian të Sikkim dhe 82 të tjerë, përfshirë 23 ushtarë, janë të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshimin e liqenit akullnajor Lonak, duke rezultuar në përmbytje shkatërruese në rajon.about:blank
Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD), 40.9 mm shi ranë mes të martës dhe të mërkurës në mëngjes, pesë herë më shumë se sasia e zakonshme prej 8.6 mm për këtë periudhë të vitit.
“Deri më tani janë gjetur 10 të vdekur, në vende të ndryshme. Të paktën 82 persona janë të zhdukur dhe 22 të tjerë të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë”, tha Kryesekretari i Sikkim, VB Pathak.
Reshjet e papritura mbi liqenin Lonak çuan në përmbytjen e një lugine rreth 150 kilometra në veri të Gangtok, pranë kufirit me Kinën, në një rajon malor dhe të izoluar të Himalajeve.
Miriam Jackson, një specialiste e kriosferës në Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Maleve me bazë në Nepal, tha se një digë, rrugë dhe infrastrukturë tjetër u dëmtuan nga përmbytja.about:blank
Shiu po pengon gjithashtu kërkimin për ushtarët e zhdukur pasi kryeqyteti Gangtok nuk është i aksesueshëm me rrugë, thanë zyrtarët e forcave të armatosura. Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes tha se gjithsej 23 ushtarë janë zhdukur dhe disa automjete janë zhytur në baltë. “Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar,” shtoi ai.
Disa baza ushtarake dhe objekte të tjera përgjatë luginës janë prekur nga përmbytjet. Uji “gëlltiti” automjetet pas lëshimit të ujit nga një digë, tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes nga qyteti fqinj Guwahati.about:blank
Autostrada që lidh Sikkim me Bengalin Perëndimor u shemb dhe Gangtok u ndërpre plotësisht. Të paktën tetë ura kryesore u shembën në lumin Tista.
Sinoptikanët po paralajmërojnë për rrëshqitje balte dhe ndërprerje të transportit ajror pasi shirat e rrëmbyeshëm parashikohen të vazhdojnë edhe për dy ditët e ardhshme në pjesë të Sikkim.about:blank
Jackson shprehu shqetësimin se ngjarje të tilla ekstreme do të bëhen më të shpeshta “pasi klima vazhdon të ngrohet dhe të na çojë në një territor të paeksploruar”.about:blank
Në pamjet e transmetuara nga mediat lokale, shihen ujërat e lumit Tista duke u derdhur poshtë kodrave dhe në zonat e banuara. Një video e publikuar nga një zëdhënës ushtarak tregon një përrua balte që vërshon një luginë, duke përfshirë rrugët dhe duke tërhequr zvarrë shtyllat e energjisë. Në video të tjera, shtëpitë janë përmbytur deri në katin e parë, ndërsa maja e një vinçi mezi duket mbi ujë.
Në shtetin fqinj të Bengalit Perëndimor, autoritetet vazhduan me evakuime paraprake dhe banorët e zonave të Kalibong, Darjeeling dhe Jalpaiguri u zhvendosën në vende më të sigurta.