Moti i keq godet Britaninë, pas përmbytjes së tunelit

Editor
1 Min Read

Moti i keq ka përfshirë Britaninë. Përmbytjet e tunelit kanë sjellë anulimin e lëvizjeve të trenave. Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për kushte ekstreme të motit.

Meteorologët paralajmërojnë se vendi do të përfshihet nga reshje shiu erëra të forta, si edhe borë dhe mund të ketë përmbytje në zona të ndryshme.

Gjithashtu theksohet se do të ketë edhe ndërprerje të transportit.

Eurostar, i cili drejton shërbimet nga Londra në Paris, Bruksel dhe Amsterdam, tha se janë anuluar 41 trenat për dhe nga kryeqyteti për shkak të motit të keq.

Përmbytjet, në një tunel pranë Ebbsfleet International, po pengojnë gjithashtu trenat e Hekurudhave Juglindore, ndërsa drejtori menaxhues i operatorit Steve White tha se nuk ka “asnjë afat kohor” se kur do të zgjidhet problemi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *