Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu në disa qarqe.
Meteorologia, Lajda Porja është shprehur se rreziku i përmbytjeve në Vlorë dhe në Shkodër ka kaluar dhe tashmë do të ketë vetëm reshje të pakta të izoluara.
Sipas saj problem në qarkun e Vlorës mbetet era, ndërsa në Tiranë ajo ka theksuar se reshje do të kemi gjatë mesditës së sotme por jo me intensitet për rrezik përmbytje.
“Ka qenë Vlora që ka marrë reshje gjatë natës dhe rrezikun e ka kaluar, problematike për qarkun e Vlorës do të mbesin stuhitë e erës të cilat do të sjellin problem në trafikun detar. Në Shkodër përveç reshjeve të deri tanishme pritet që nga një celulë të krijohen reshje gjatë pasdites me ndonjë problem por reshjet janë të përkohshme. Është çështje minutash përsa i përket nisjes së reshjeve në Tiranë.