JiL.al - Jeto i Lumtur

Moti i keq ‘mbyll’ plazhin, Vlora përfshihet nga stuhi dhe reshje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reshjet e shiut me intensitet të rëna gjatë natës së të hënës kanë krijuar problematika në Vlorë

Në zonën e Lungomares për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka pasur dëmtime në shezlonë, ndërsa edhe në hapësirat e tjera në plazhe ka pasur probleme të vogla. Për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje dherash në rrugën e lagjes ‘10 Korriku’, aty ku po punohet për normalizimin e situatës.

Sakaq, nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve ku të gjitha akset janë të kalueshme.

Si pasojë e motit të përkeqësuar gjatë natës, në disa zona si Orikumi dhe Radhima ka pasur probleme me energjinë elektrike, ndërsa situata është normalizuar në orët e para të mëngjesit të së martës.

Më herët bashkia Vlorë, në një njoftim ne faqen zyrtare, ju ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.about:blank

“Në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Vlora përfshihet në zonat urbane ku mund të shfaqen problematika.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka kaluar në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet e shiut që priten të jenë me intensitet nga ora 03:00 deri 06:00 të mëngjesit të së martës.about:blank

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të mos parkojnë automjetet në rrugët dhe zonat që njihen me risk të lartë si dhe të shmangin qarkullimin në rrugët e qytetit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Edhe pse të hënën Instituti i Gjeoshkencave dha informacion se disa qytete rrezikohen nga përmbytjet për shkak të shirave, ende asnjë problematikë nuk është konstatuar në rang vendi.

Scroll to Top