Moti i keq në vend, reagon ministrja Balluku: Ja si paraqitet situata

Editor
1 Min Read

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku është shprehur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se në përgjigje të motit të keq që ka përfshirë vendin në terren janë angazhuar me kapacitete të plota të gjitha strukturat.about:blank

Ajo u shpreh se intensiteti i lartë i reshjeve të dëborës ka krijuar vështirësi në disa prej akseve rrugore, ndërsa u shpreh se rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë në të gjitha zonat ku janë regjistruar reshje dëbore.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, Balluku theksoi se mbi 1500 punonjës janë angazhuar në terren në të gjithë vendin nga ana e OSSH për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen në një kohë sa më të shpejtë për çdo problematikë, ndërsa situata e furnizimit me ujë paraqitet normale.

Po ashtu në portet dhe aeroportet e vendit nuk janë evidentuar problematika nga përkeqësimi i kushteve atmosferike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *