Moti i paqendrueshem ka shkaktuar përmbytje dhe probleme në të gjithë vendin.
Reshje intensive shiu në formë rrebeshi kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele bashkinë e Gramshit.
Sipas informacioneve të para që jep shtabi i emergjencave në Bashki, lumi Devoll është tejmbushur dhe ka krijuar përmbytje të tokave bujqësore përgjatë shtratit të tij, konkretisht në fshatrat Harunas, Skënderbegas, Tunjë dhe rrugë rurale.
Për pasojë kalimi në disa rrugë rurale është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes.
Shtabi i emergjencave po ndjek situatën ku në bashkëpunim me njësitë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative po monitorojnë situatën në terren.
Sipas njoftimeve, mesohet se moti i keq përfshiu pasdite krejt qarkun e Elbasanit. Shtrëngata shiu dhe breshëri në të gjithë zonën.
Vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë për shkak të shiut të dendur, mjegullës dhe rënies së gurëve në rrugë.