Moti merr kthesën e fortë, IGJEUM del me paralajmërimin

Jil
Jil
1 Min Read

Edhe gjatë kësaj të mërkure reshjet e shiut do të vijojnë në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur IGJEUM, teksa thekson se ato do të jenë të lokalizuara në disa qarqe.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave dy qytetet veriperëndimore të tregojnë kujdes të shtuar pasi priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit reshjet do të jenë mesatare.

Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Për të gjithë ata që vijojnë pushimet, temperaturat në zonat bregdetare do të shkojnë deri në 26 gradë celsius, në vendet e ulëta 28 gradë celsius, ndërsa në vendet malore temperaturat maksimale arrijnë në 24 gradë celsius.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet niveli rrezik “i moderuar” nga zjarret në qarkun e Korçës, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “i ulët” ose “s’ka rrezik”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *