‘Motrat i vdiqën, nëna tentoi ta helmoi kur ishte e vogël,

Jil
Jil
1 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Dërmish të Finiqit.

57-vjeçari Ramadan Rroko u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare tregoi se ai abuzonte seksualisht me të.

Vajza kishte një muaj që ishte rikthyer të jetonte me babain pasi ishte rritur në jetimore që kur prindërit u divorcuan.

Por para se të ndodhte kjo, 20 vite më parë, gruaja e Rrokos duke qenë me probleme të shëndetit mendor kishte helmuar fëmijët e saj.

Dy prej fëmijëve ndërruan jetë, ndërsa vajza 25-vjeçare tanimë dhe vëllai i saj mbijetuan. Ajo u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërkohë që nuk dihet asgjë për fatin e vëllait të saj.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Rroko u largua nga Lushnja dhe u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *