Mungesa e ndriçimit rrugor, akset kombëtare të “zhytura

Jil
Jil
1 Min Read

Në errësirë totale është Unaza e Madhe e Tiranës. Mungesa e ndriçimit rrugor në të është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve.about:blank

Për ekspertët, mungesa e ndriçimit bëhet shpesh shkak aksidentesh, në një kohë kur ende ka persona që kalojnë mes përmes rrugës.

Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore në një prononcim ka deklraruar:

 “Jemi mësuar që shumë gjëra t’i shikojmë përgjysmë. Fakti që funksionon një pjesë dhe një pjesë jo, kjo lë për të dëshiruar, mund të hyjnë edhe kafshë, njerëz, motoçiklistë”

Autostrada Lezhë-Milot, e quajtur edhe rruga e “vdekjes” si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura ka po ashtu të njëjtin problem.

E pandriçuar ka mbetur edhe një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës. Një tjetër aks i përgjakur nga aksidentet është edhe ai Shkodër-Kryebushat, këtu shtyllat e ndriçimit mungojnë krejtësisht.

E njëjta pamje është edhe në aksin rrugor Lushnje – Fier. Fenomen shqetësues është edhe funksionimi i pjesshëm i ndriçimit në rrugë, pasi kjo sipas ekspertëve e shpërqendron shoferin.about:blank

Ekspertët thonë se përballë kësaj situate drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të shtojnë kujdesin në rrugët pa ndriçim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *