JiL.al - Jeto i Lumtur

“Na mbro të gjithëve …”,vajza e çifit Vefa zbulon marrëdhënin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tragjedia në familjen Vefa vijon të mbetet kryelajmi i mediave italiane. 37 vjeçarja Kodiana vefa u vra nga bashkëshorti i saj Afmed vefa, i cili vrau edhe veten një ditë më pas.about:blank

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe vajza e çiftit e cila ka treguar se që pas ndarjes, marrdhënit mes prindërve të saj kanë qenë shumë të acaruara, kjo edhe për faktin se babai i saj nuk e pranonte dot që ish-bashkëshortja të lidhej me dikë tjetër.

Vajza ka treguar për prokurorinë italiane, sipas mediave, se pak ditë më parë i ati dhe nëna e saj janë konfliktuar për arsye xhelozie. Nga ana tjetër vajza zbulon një moment prekës gjatë bisedës me të atin. Vajza i ishte drejtuar babait të saj për të qenë më i qetë në situatën e ndodhur mes atij dhe nënës së saj, duke i thënë se “Dashuria nuk është diçka me detyrim: “Mund ta duash një person, por duhet të pranosh faktin që ai nuk të do”.

Nga ana tjetër vajza ka dëshmuar se nuk ka qenë asnjëherë dëshmimtare e ndonjë dhune nga babai i saj ndaj të ëmës. Ajo rrëfen një episod tjetër, ku pas një debati të ashpër ai goditi derën nga inati dhe i tha Klodianës së ndjerë “Se ti do të jesh gjithmonë e imja”.

Sipas dosjes që po hetohet nga prokurorja Ornella Galeotti, djali 17 vjeçar që luan basketboll ka thënë se debatet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait. Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e burrit që duket se nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar, i cili tha se kishte debatuar me Alfred Vefën, sepse Klodiana “i telefonoi kur ndodhej pikërisht përballë tij”. Policia ka arritur tek ky person falë një postimi të gruas në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje kur ajo sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një shoqe në një restorant.about:blank

Italiani ishte ai që u ka thënë hetuesve se “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë të fshehur në garazh”. Gruaja nuk e kishte njoftuar policinë për këtë fakt. Fëmijët megjithatë duket se kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt me nënën. Djali, para se t’i jepte lamtumirën nënës së tij për herë të fundit, iu drejtua me fjalët: “Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time”.

Scroll to Top