Na mjafton e sotmja

Jil
Jil
1 Min Read

Na mjafton e sotmja; Fatmir Muja

Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë
Dielli do na ngroh edhe pse është larg
Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë
Po pse brenda teje ka gëzime shumë
Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja
Botës sot i duhen fjaltë tua të reja
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur

Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur
Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë
Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë
E vetmja betejë që s’mund ta fitosh
Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh
Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë
Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund.

Fatmir Muja

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *