
Ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 57 vjeçare Ajet Avdullaj, njeriu i modës në Durrës.
Ajet Avdullaj ishte ndër të parët stilistë që ngritën pasarelat e para në vendin tonë dhe veshi hijshëm modelet dhe miset tona.
Ishte ai që qepi veshjet për sfilatë të Hygerta Sakos qëkurse ajo ishte gjimnaziste, stiloi për Valbona Çobon e të tjera mise.]
Ateljeja e tij u vizitua nga politikanë të rangut të Fatos Nanos e të tjerë të cilët veshën kostumet e modeluara dhe qepur nga Ajeti. Gjithashtu biznesmenë të mëdhenj si Shefqet Kastrati u veshën nga duart e Ajet Avdullajt.
Ajeti ishte një novator i modës, një artist i vërtetë. Ai ishte jo vetëm një artist por edhe qytetar me virtyte të larta njerëzore.
Por krejt papritur një atak kardiak i mori jetën duke lënë në pikëllim familjen, shokët, miqtë si dhe botën e modelingut.