Një efektiv policie po Lufton për jetën pasi në tentativë për të shuar një sherr mes dy personave ka marr lëndimë të rënda në trup.
28-vjeccari R. C., prej disa orësh ndodhet në reanimacion ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ku thirrjes për dhurim gjaku i janë bashkuar kolegët e tij.
Ndërkohë policia ka arritur të arrestojë autorin 60-vjeçar, i cili e plagosi efektivin duke përfituar nga errësira u largua.
Caushaj u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.