Ndërron jetë 48-vjeçari sapo hyn në det, zbardhen dyshimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 48-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Golemit. Sipas policisë, sapo ka rënë në kontakt me ujin ai ka shfaqur shqetësime, e më pas ka humbur jetën. paraprakisht dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.


Njoftimi i policisë:

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.


Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiakabout:blank

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Scroll to Top