Ndërron jetë turistja gjermane, zbardhen detajet e para (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë në Theth, raporton gazetari i ABC News, Ervin Leka.about:blank

Mësohet se shtetasi ka qenë duke eksploruar zonën me një shtetas tjetër gjerman në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, ndërsa ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprakabout:blank

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane, 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

about:blank

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.about:blank

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *