Ndërtoi hotel pa leje në plazhin e Tales, e pëson keq pronari

Jil
Jil
2 Min Read

Nik Gjonnikaj është vënë në pranga në Lezhë. 55-vjeçari ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve leje në plazhin e Tales një objekt dykatësh.

55-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Intensifikohen kontrollet gjatë sezonit turistik, për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të prezantuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare.

Si rezultat, në plazhin e Tales, është konstatuar një objekt dykatësh, me dhoma për akomodimin e pushuesve, në pronësi të shtetasit N. Gj., objekt i ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga shtetasi N. Gj., 55 vjeç, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *