
sh-konkurrenti dhe fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale, pasi ka shpërndarë një skedinë me një shumë të madhe parash të vënë bast për fitoren e Shqipërisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë.
Ndeshja e kësaj mbrëmje ka elektrizuar opinionin publik, ku shumë shqiptarë kanë shprehur besimin e tyre në fitoren e Kombëtares.
Dijonis Biba ka postuar në InstaStory një skedinë ku shfaqet një bast i vendosur prej 10,000 euro për fitoren e Shqipërisë. Nëse ky bast do të rezultojë fitues, shuma që do të arkëtohet është 55,500 euro.
egjithatë, Dijonisi ka shtuar një detaj që lë vend për dyshime mbi autorësinë e këtij basti, duke shkruar: “Kush e ka fut ket bilet more?”

Pavarësisht dyshimit të lënë në publik, ky postim është interpretuar si një tregues i besimit të fortë te Kombëtarja dhe një mënyrë për të nxitur entuziazmin, duke u bërë menjëherë viral për shkak të shumës së madhe të parave të vëna në lojë.