Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht, vihet në pranga

Editor
2 Min Read

Një 50-vjeçare e shpallur në kërkim nga policia u vu në pranga ditën e sotme. I.T, banuese në Bullgari akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmojnë emigrantë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës.

Shtetasja 50-vjeçare ishte gjetur fajtore nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë në vitin 2019 dhe iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga grupi ku dhe ajo bënte pjesë, janë vënë në pranga dhe 3 pjesëtarë të tjerë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, kapet një shtetase e shpallur në kërkim.

Kjo shtetase akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *