JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndoc Gjetja – DESHA

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndoc Gjetja – DESHA

Desha të hyj në zemrën tënde.
U kërrusa, u kërrusa
u bëra lëmsh sa një top
por prapë, e dashur,
zemra jote nuk më nxuri dot.

Ndoshta dhe mund të hyja,
por të them të vërtetën,
unë kërrusur s’mund të rrija
brenda teje gjithë jetën.

Zgjeroje zemrën ti!
Më tepër, më tepër.
Dhe në qoftë se më nxë
do të hyj patjetër.

Ndoc Gjetja

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top