Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas (faturino dhe shofer i një linje autobusi) të cilët kanë dhunuar një shtetas tjetër.
Reagimi i policisë erdhi pas pamjeve të publikuara në mediat sociale.
Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç, sqaron policia.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.