Pak para tërmetit në Marok, ndodh fenomeni i pazakontë,

Jil
Jil
2 Min Read

Video të panumërta të tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun  kanë mbushur rrjetet 24 orët e fundit, duke dokumentuar shkallën e tragjedisë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.

Të paktën 2,100 njerëz vdiqën në tërmetin që goditi Marrakech-un dhe qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma, me ekipet e shpëtimit që po luftojnë me kohën për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja.

Por ka edhe disa video nga kamerat e sigurisë që, sipas Jerusalem Post, janë marrë disa minuta para tërmetit vdekjeprurës, ku në qiell shihen disa drita misterioze tre minuta para fillimit të tërmetit.

Edhe pse nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, nuk është hera e parë që diçka e tillë është vënë re përpara një tërmeti të madh. Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi  në fillim të këtij viti.about:blank

Një teori për këto “drita tërmetesh” është se pamja e tyre lidhet me aktivitetit sizmik në zonë apo edhe shpërthimet vullkanike, vëren Jerusalem Post, megjithatë lidhja e tyre me fenomenet e sipërpërmendura nuk është verifikuar shkencërisht.

Edhe pse ka pasur shumë raporte për drita të çuditshme në qiell para tërmeteve shkatërruese në dekadat e fundit, me videon e parë që qarkulloi në 1965 kur ndodhi tërmeti në Japoni nuk ka një përgjigje të saktë vetëm spekulime.

Përveç kësaj, dritat e çuditshme nuk shfaqen gjithmonë, siç thekson Jerusalem Post. Megjithatë, kur ato ndodhin, ato priren të jenë pranë epiqendrës së tërmetit, kur aktiviteti tektonik është në kulmin e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *