Të paktën 3500 zogj janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që po hetojnë fenomenin misterioz.
Qindra trupa të Guanay cormorant (lloj zogjsh) janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.
Rezultatet e testeve laboratorike përjashtuan mundësinë e gripit të shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende.
“Diçka po ndodh që po vret këta zogj, të cilët zhyten në oqean për të gjetur ushqim,” shpjegoi ai.