JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndotën lumin me hidrokarbure, e pësojnë tre persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, nga dy kompani private, mbi lumin Gjanica ka shkaktuar ndotjen e tij. Tre punonjësit përgjegjës  të 2 kompanive, K. A., 34 vjeç, S. A., 35 vjeç dhe   E. B., 61 vjeç, po procedohen në gjendje të lirë.about:blank

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ” Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Ndotën ujërat e lumit Gjanica, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve, procedohen penalisht 3 punojnësit përgjegjës të 2 kompanive private me aktivitet në këtë fushë.about:blank

Pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.

Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:about:blank

-K. A., 34 vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.;

-E. B., 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private, gjithashtu Sh. A.about:blank

Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë private ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ” Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Scroll to Top