Ndryshimet klimatike/ Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkencëtarët, të cilët vëzhgojnë ndryshimet klimatike kanë ngritur alarmin se valët e të nxehtit, zjarret dhe përmbytjet ishin vetëm “maja e ajsbergut” krahasuar me efektet edhe më të këqija që do të vijnë, duke e lënë botën “pjesërisht të verbër” në të ardhmen.about:blank

The guardian kërkoi vlerësimet e ekspertëve të më shumë se 40 shkencëtarëve nga e gjithë bota. Ata thanë se rritja e temperaturave globale ishte plotësisht në përputhje me paralajmërimet e dekadave dhe u rrit këtë vit nga rikthimi i El Ninos. Por njerëzit dhe vendet ishin më të prekshme ndaj ngjarjeve ekstreme të motit sesa pritej dhe po vuanin efekte që nuk ishin përjetuar më parë pasi u thyen rekordet e klimës.

“Korrik ishte muaji më i nxehtë në historinë njerëzore dhe njerëzit në mbarë botën po vuajnë pasojat. Kjo do të bëhet vera mesatare në 10 vjet, nëse bota nuk bashkëpunon dhe nuk e vendos aksionin e klimës në krye të agjendës”, -tha Prof Piers Forster në Universitetin e Leeds.

Rekordet e nxehtësisë dhe zjarreve janë thyer në të gjithë botën në vitin 2023, nga Amerika e Veriut, në Evropë, në Azi. “Perceptimi ynë është gjithashtu i njëanshëm nga fakti se ne jetojmë më shpesh në territor të paeksploruar, gjë që jep një ndjenjë përshpejtimi,” tha Cassou. 

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top