JiL.al - Jeto i Lumtur

Në 2023, për herë të parë që pas shpalljes së pavarësisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

2023 ka qenë një vit i mbushur plot me ngjarje të rëndësishme botërore, që jo pak herë kanë cënuar sigurinë globale, por edhe atë rajonale.about:blank

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjioze, duke e kthyer çështjen e sigurisë në Kosovë në një ngjarje botërore, për herë të parë që nga viti 2008 kur shpalli pavarësinë.  Në fillim të këtij viti Komuniteti ndërkombëtar ushtroi më shumë presion mbi dy vendet për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Insistimi i zyrtarëve të lartë të perëndimit erdhi mes frikës se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan dhe të për te zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Në këtë mënyrë ata formuluan një marrëveshje të re që u bë e njohur si plani franko-gjerman. Parimisht të dyja palët e pranuan duke theksuar se ky propozim plotëson kërkesat bazike. E vetmja gjë që mungonte ishte miratimi zyrtar dhe nënshkrimi i marrëveshjes.

Në përpjekje për ta realizuar këtë zyrtarët e Brukselit, me 18 mars, organizuan një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së veriut.

Takimi nuk ishte i lehtë. Pas rreth 12 orësh bisedime, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç, u dakordësuan për zbatimin e Marrëveshjes. Mirëpo propozimi nuk u nënshkrua nga asnjëra nga palët.

Ndërkombëtarët e cilësuar një arritje të rëndësishme, edhe pse mbi dokument mungonte firma e Kurtit dhe Vuçiç.about:blank

Marrëveshja me 11 nene, e paraqitur nga Bashkimi Evropian nuk e detyron Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.about:blank

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë ka pretenduar se mund të rrezikojë funksionimin e shtetit.

Zbatimi i marrëveshjes do të ishte e vështirë për të dyja palët. Me 23 prill në katër komunat me shumicë serbe u zhvilluan zgjedhjet lokale. Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok u zhvillua procesi zgjedhor, mirëpo pjesëmarrja ishte vetëm 3.47%. Lista Serbe nuk mori pjesë dhe u bëri thirrje serbëve lokale që t’i bojkotojnë ato. Thirrje për të bojkot bëri edhe Beogradi zyrtar.about:blank

Në këtë mënyrë në këto komuna u zgjodhën në krye shqiptarë. Drejtimi i komunave me shumicë serbe ku tensionet në terren ishin në rritje nuk do të ishte i lehtë, megjithatë asnjë nuk ishte përgatitur për atë që ndodhi.

Ishte pikërisht hyrja e kryetarëve të zgjedhur nëpër zyrat e reja të punës që do të shkaktonin përplasje të rrezikshme.

Më 26 maj, forcat e policisë u angazhuan që të shoqërojnë shqiptarët në ndërtesa, por kjo u kundërshtua nga serbët lokale. Situata doli jashtë kontrollit, autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë turmat.

Përfshirja e Policisë së Kosovës u dënua nga Ambasadat e shteteve më të fuqishme në Prishtinë, madje edhe nga sekretari i shtetit të Amerikës, Antony Blinken. Të gjitha reagimet kishin një kërkesë të përbashkët: të tërhiqen oficerët e policisë nga ndërtesa. Prishtina insistoi se kryetarët duhet të ushtronin detyrat e tyre zyrtare brenda institucioneve të Komunave.

Më 29 maj, serbët lokalë u mblodhën sërish pranë ndërtesave të komunave për të kundërshtuar futjen e kryetarëve shqiptare. Mirëpo këtë herë përveç oficerëve të policisë ne katër komunat kishte shumë forca të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Protesta u përshkallëzua në dhunë. NATO deklaroi se 93 trupa paqeruajtës u lënduan nga këto trazira në Veri të Kosovës.

Për këtë situatë ndërkombëtarët drejtuan gishtin nga Albin Kurti. Këto trazira sollën një reagim të ashpër ndaj Prishtinës Zyrtare nga Uashingtoni dhe Brukseli. Ata kërkuan largim të menjëhershëm të kryetarëve nga ndërtesat e komunave në mënyrë që të kishte ulje të tensioneve. Qeveria në Kosovë refuzoi të bënte diçka të tillë. Kurti po tregohej kokëfortë përballë perëndimit dhe Uashingtonit, pa menduar për pasojat. Te parat erdhën sanksionet nga Bashkimi Evropian.

Deklaratat nxitëse dhe provokuese mes Beogradit dhe Prishtinës vijuan për një kohë të gjatë. Në momentin kur dukej se situata po qetësohej të paktën në terren, një tjetër zhvillim do e vendoste Kosovën sërish në qendër të vëmendjes botërore.  Tre zyrtarë  të policisë së Kosovës u raportuan si të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të vendit.

Beogradi insistoi se Policët e Kosovës kishin hyrë ilegalisht në territorin Serb me mjete përgjuese, ndërsa Prishtina thoshte se kjo nuk kishte ndodhur dhe se policët ishin rrëmbyer ne pikën kufitare.

Pas presionit ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, me 26 qershor Beogradi liroi me vendim gjykate tri policët kufitarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli vazhduan në mënyrë intensive punën për të ulur sërish në tryezën e bisedimeve Kurtit e Vucicpër të normalizuar marrëdhëniet, mes frikës se situata po del jashtë kontrollit.

Mirëpo një tjetër incident do ta bënte këtë edhe më të vështirë për ta realizuar. Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, një grup i armatosur rëndë në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit, qëlluan me armë zjarri mbi forcat e Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Pjesëtarët e këtij grupi, afro 30 vete,  gjetën strehë në Manastir nga ku shkëmbyen të shtëna me policinë e Kosovës.

Grupi terrorist që udhëhiqej nga Milan Radojçiç, asokohe nënkryetar i Listës Serbe, u neutralizua nga Policia e Kosovës, ndërsa operacioni mori mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Katër terroristë serbë u vranë gjatë ndërhyrjes.

Autoritetet zyrtare të Prishtinës treguan se  strukturat serbe kishin futur armë dhe municione ne sasi te mëdha në brendësi te Manastirit te Banjskë. Prishtina zyrtare tha se te gjitha kishin ardhur nga Serbia. Me përshkallëzimin e tensionit, Beogradi afroi ushtrinë pranë kufirit me Kosovën. Por pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara, ushtria serbe u largua nga kishte ardhur. Serbia u perpoq te përjashtoje veten nga përfshirja ne ketë krim, edhe pse kurrë nuk dënoi Radojcicin, politikan serb ne Kosovë, si personin qe drejtoi një aksion ushtarak destabilizues e terrorist në veri të Kosovës.

Përtej tensioneve mes palëve dhe përpjekjeve të Brukselit dhe Uashingtonit  për ulje të tensioneve, paralajmërimet se rajoni I Ballkanit mund të përfshihej në një konflikt të armatosur nuk u ndalën.

Ishte pikërisht Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky që paralajmëroi se Rusia po vijon përpjekjet për të destabilizuar Ballkanin ndërkohë që vëmendja botërore u fokusua në konfliktin e lindjes. së mesme.

Me 7 tetor, ajo që të gjithë i frikësoheshin ndodhi: një tjetër konflikt u përhap në Lindjen e Mesme. Grupi militant palestinez lëshoi 5 mijë raketa në 20 minuta. Forcat izraelite u kundërpërgjigjën me sulme intensive. Forca të shumta të Hamas kaluan edhe kufirin tokësor, duke vrarë dhe duke marrë peng qytetarë të pafajshëm.

Fuqitë më të mëdha botërore shprehën pa hezitim mbështetjen për Tel Avivin, duke theksuar se ka të drejtë të plotë për t’u mbrojtur. Që atëherë bombardimet dhe sulmet në Gaza nuk janë ndalur.

Sulmi në Spitalin Arab al-Ahli në enklavën e rrethuar bregdetare tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamas njoftoi se u vranë 500 njerëz, teksa drejtoi gishtin nga Tel aviv. Por kjo u refuzua në mënyrë kategorike nga zyrtarët izraelitë.

Organizata e Kombeve te Bashkuara ka ngritur në mënyrë të përsëritur alarmin për një krize humanitare ndërsa spitalet u përballen me paciente përtej kapaciteteve te tyre. Spitalet kanë në nevojë urgjente për furnizime me ilaçe dhe karburant. Thirrjet e ndërkombëtarëve për një armëpushim apo pauza humanitare ishin të shumta.

Pas 7 javësh luftimesh, 7 ditë armëpushim, i shërbyen Hamasit për te liruar 110 pengje, ndërsa Tel Aviv ktheu në shtëpi 240 të burgosur palestinezë. Si në çdo luftë mes dy vendeve ata që vuajnë më shumë janë civilët. Mbi 20 mijë palestinezë raportohet se kanë humbur jetën, mijëra të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur.

Lufta në Ukrainë gjatë vitit 2023 vazhdoi intensivisht. Kremlini në mënyrë të përsëritur ka theksuar se nuk ka ndryshuar synimet dhe se do të vazhdojë operacionin e saj deri në realizimin e objektivave. Mirëpo Rusia këtë vit u përball me tensione të brendshme.

Grupi mercenar Wagner që ndihmoi Moskën që të fitonte territore në Ukrainë u kthye kundër presidentit Rus Vladimir Putinit. Me 24 qershor mercenaret private u nisën drejt Moskës, në një marshim për drejtësi,  duke kërkuar ndryshime në udhëheqjen e ushtrisë në një kohë humbjesh dhe dështimesh serioze në luftë kundër Ukrainës.

Kjo shënoi sfidën më të madhe ndaj udhëheqjes prej më shumë se dy dekadash të kreut të kremlinit. Shumë çështje për arsyet që çuan në kryengritje mbeten ende të paqarta dhe shumë pyetje pa përgjigje.

Situata kaotike dhe frika për një luftë civile morën fund me ndërmjetësimin e udhëheqësit bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Aleati më i ngushtë i Putin i garantoi kreut të wagner, Yevgeny Prigozhin, siguri në vendin e tij, ndërsa ky i fundit do të tërhiqte forcat.

Mirëpo 2 muaj pas rebelimit, rrëzimi i një avioni do të rezultonte fatal për kreun e grupit Wagner. Yevgeni Prigozhin u shpall i vdekur nga Kemlini zyrtar së bashku me 10 personat që ishin në bord. Shkaqet e aksidentit nuk u konfirmuan asnjëherë, por nuk munguan zërat se pas kësaj ngjarjeje mund te jete dora e Vladimir Putin, i cili nuk mund t’ia falte lehtë kreut të mercenarëve rebelimin e dështuar ndaj tij.

Një tërmet tragjik ne Turqi dhe Siri la shenjë mes fatkeqësive natyrore në 2023. Lëkundjet me magnitudë 7.8 të shkallës rihter shkaktuan mbi 50 mijë viktima në të dy vendet. Pamje apokaliptike tronditen botën. Imazhet shokuese treguan godina e lagje të rrafshuara, rrugë të shkatërruara dhe male me rrënoja.

Mes godinave të shkatërruara ishte edhe kështjella e Gaziantep, një monument historik që ka rezistuar për më shumë se 2 mijë vjet.

Organizatat botërore e shëndetësisë e cilësoi tërmetin si “katastrofën më të rëndë natyrore” që prej një shekulli në Evropë.

Mijëra njerëz mbetën në qiell të hapur ndërsa dëmet materiale arritën në më shumë se 34 miliardë dollarë.

Pa dyshim ndarja nga jeta e ish kryeministrit Italian Silvio Berlusoni  ishte një nder çështjet që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore në 2023.

Ai ndërroi jetë me 12 qershor  në spitalin San Raffaele në Milano, në moshën 86-vjecare, teksa ishte shtruar pasi gjendja e tij shëndetësore ishte komplikuar. Berlusconi ishte diagnostikuar me pneumoni dhe leuçemi.

Funerali i Berlusconit ishte një funeral shtetëror, ashtu si ligji italian parashikon për të gjithë ish-kryetarët e qeverive. Në të njëjtën ditë, qeveria vendosi edhe zi kombëtare, që deri atë ditë nuk ishte shpallur asnjëherë për një ish-kryeministër.

Në fund të qershorit, një nëndetëse, pajisje zhytëse që përdorej për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut u raportua si e zhdukur në Oqeanin Atlantik.

“Titan”, u zhduk kilometra larg brigjeve të Njufaundland. Pas pesë ditësh kërkime intensivë autoritetet gjetën mbetjet a nëndetëses duke shpallur te 5 personat në bord si të vdekur.

Bëhet fjalë për biznesmenin pakistanez Shazada Davood  së bashku me djalin e tij, Suleman si dhe Hemish Herdin, një miliarder britanik 59-vjeç, biznesmen dhe eksplorues. StocktonRush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin –ish po ashtu në bord. Në mesi e viktimave ishte edhe eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet.

Biletat për një udhëtim kushtojnë 250 mijë dollarë për një udhëtimet-ditor duke përfshirë zhytjet në rrënojat. Titaniku, anija më e madhe e kohës së tij, goditi një ajsberg në udhëtimin e pare në vitin 1912.

2023 ishte një vit i vështirë për Donald trump. Problemet e tij ligjore pritet te vijojne edhe përgjatë vitit 2024. Me 25 gusht, Donald Trump, u bë zyrtarisht ish president i parë i SHBA-së që u arrestua duke regjistruar identitetin dhe foton e tij për hapjen e dosjes hetimore.

“Mugshot” i ish kreut të shtëpisë së bardhë u shpërnda me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, teksa ai u “arrestua” në gjykatën e xhorxhias për përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ish presidenti Amerikan po përballet me 4 çështje gjyqësore: fshehja e dokumenteve te klasifikuara ne rezidencën e tij ne Mar a Lago, mashtrim tatimor me te dhënat e biznesit dhe pagesat e kryera, urdhrin për trazirat ne Kapitol Hill pas zgjedhjeve te vitit 2020 dhe  tentative për te përmbysur rezultatin zgjedhor ne Xhorxha.

Sikur të mos mjaftonin 91 akuza qe përfshihen ne këto procese Gjyqësore, me  20 dhjetor Gjykata e Lartë e Kolorados mori vendimin historik: përjashtimin e Trump, nga fleta e votimit në zgjedhjet paraprake në atë shtet për shkak të shkeljes se kushtetutës dhe përfshirjes në trazirat e 6 janarit në kongresin  amerikan.

Viti 2023 do te shënohet ne historinë e mbretërisë se bashkuar, por dhe ne atë botërore si viti i kurorëzimit te mbretit Karli i tretë.

Familja mbretërore e Britanisë së Madhe filloi një kapitull të ri me ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Karli i III, një spektakël që u bën jehonë kohërave mesjetare, por që shfaq edhe elemente moderne.

Ceremonia që zgjati rreth tre orë, u transmetua live në të gjithë botën dhe u ndoq nga miliarda persona. Mbreti karl ngjit ne fron ne 6 maj në fron, 8 muaj pas vdekjes se nënës se tij mbretëreshës Elizabeth.

Scroll to Top