JiL.al - Jeto i Lumtur

Në ‘Big Brother’ mbërrin zarfi i zi, merren masa për Luizin dhe Efin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother ka paralajmëruar Luzin dhe Efin për sjelljen e tyre. Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother, në të cilin paralajmërohej se Luizi dhe Efi do të përjashtohen nga loja nëse vijojnë të sfidojnë banorët me lojëra që janë në kundërshtim të rregullave të shtëpisë, siç është ftesa që iu bëjnë për t’u futur në tualet, sfidë që do t’i nxirrte direkt në nominim.

I menjëhershëm ishte reagimi i Luziit dhe Efit, të cilët thanë se nuk e kuptojë përse po paralajmërohen vetëm ata të dy, ndërkohë që ka edhe banorë të tjerë që e kanë bërë këtë, si Bledi apo Kristi.

“Kiara: Big Brother ka vënë re se në më shumë se një rast Luizi dhe Efi provokojnë banorët duke i sfiduar banorët me thyerjen e rregullave siç janë ftesat për të shkuar në tualet. Big Brother funksionon sipas sjelljeve natyrale dhe reale të banorëve dhe jo provokime të sforcuara duke sfiduar njëri tjetrin duke kaluar në presion psikologjik, që kushte izolimi sa vjen dhe shtohet. Kjo lojë është konceptuar dhe funksionin vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze. Nëse nuk arrini ta bëni këtë Big Brother ju fton të largoheni menjëherë para se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim.

Luizi: E ka bërë dhe Bledi dhe Ronaldo dhe Kristi.

Efi: Po pra, pse pikërisht Luizi dhe Efi. Se këtë se marr vesh.

Kiara: Faktikisht kjo është bërë bisedë mes shumë banorëve, nuk është se jeni vetëm ju.

Scroll to Top