Në burg për blerje votash, nis protesta në Himarë për lirimin

Jil
Jil
1 Min Read

Është zhvilluar sot protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit. Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”. Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.about:blank

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

Gjithashtu një qytetar teksa foli për mikrofonin e “News24”, u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *