Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, “vrasësi” 29-vjeçar kapet…

Jil
Jil
3 Min Read

Është arrestuar në Vlorë një 29 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Hasim Musaraj 29 vjec banues në Vlorë.

Ky shtetas pas verifikimeve rezulton se ishtë në kërkim nga drejtësia italiane pasi gjykata e Torinos e kishte dënuar me burg për veprat penale”Vrasja” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”. 29 vjecari në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë në 2017 ka vrarë shtetasin SH.F.

Njoftimi

Vlorë/Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Red Fox”, u zhvillua nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Lokalizohet si rezultat i inteligjencës informative, kapet dhe vihet në pranga, 29-vjeçari i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar nga Italia, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Red Fox”.about:blank

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi H. M. (M.). Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasi H. M. (M.), 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.about:blank

29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Sh. F.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *