“Në kuadër të dashurisë”/ Aktorja e njohur zbulon detaje nga filmi i Luizit dhe Oltës

Jil
Jil
3 Min Read

Ashtu siç tashmë e kemi mësuar, në kastin e yjeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” bën pjesë dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Merre me long Show” në Top Albania Radio, Zamira ka dhënë disa detaje ekskluzive nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë…

“Në kuadër të dashurisë”/ Aktorja e njohur

Sapo kam mbaruar grimin dhe jam gati të hyj në sallë të xhiroj sepse për fatin e mirë jemi në teatër sot. Publiku e ka mbushur sallën, janë të gjithë figurantët pjesë e publikut që do të ndjekin shfaqjen e teatrit, ku vijnë dhe personazhet e familjes sime, vajzat e mia që luhen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, burri im i dashur që luhet nga Ndriçim Xhepa. Është një kast shumë i mirë, për mua është një kënaqësi. Kam dhe krushkun, Luan Jaha, që është babai i dhëndrrit, Luizit. Është pastaj dhe Ylber Bardhi, që për mua është qershia mbi tortë, është vëllai i dhëndrrit. Është atmosferë shumë e bukur, ka shumë humor. Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita.

Po për sa i përket aktorit kryesor, Luizit?

Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë. Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur.

Zamira ka vijuar duke treguar për filmin se:

Filmi është shumë i bukur, ka rëndësinë e vet që unë ia kam kushtuar siç duhet…/TAR

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *