Amos Zaharia, ish-banori i Big Brother VIP Albania, po vijon jetën normalisht jashtë shtëpisë së Big Brother Vip në Shqipëri. Ndërkohë, brenda ‘BBV’, Dea Mishel, e cila u duk sikur kishte një pëlqim për Amosin, ndryshoi kur ai u largua. Me hyrjen e banorit të ri, Shpat Kërleshit, Dea ka ndryshuar edhe pozicion në lojë, duke pranuar që çdo veprim që ka bërë më Shpatin ka qenë për humor dhe jo pëlqim real.
Por, nuk e ka kundërshtuar as faktin që mund të kenë diçka së bashku në të ardhmen. Mesa duke, banorët dhe publiku duan patjetër që Dea “të jap llogari’ se me kë do vazhdojë njohjen jashtë shtëpisë së Big Brother, ndërkohë që vetë ajo nuk i njeh aq mirë djemtë s për të marrë një vendim dhe marrëdhëniet kanë mbetur në fazën e flirtit dhe humorit.
I ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë.