Evi Kokalari e konsideron opozitën në Shqipëri të kapur dhe të përfshirë në pazare.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo deklaroi se PD po “vetëshkatërrohet” dhe se asgjë nuk mund ta shpëtojë.
Kokalari, e cila tashmë ka nisur lëvizjen e saj konservatore, tha se Sali Berisha shfrytëzoi parimet konservatore të propozuara prej saj, gjatë Foltoreve dhe më pas i braktisi ato duke mos e ndryshuar PD-në, siç kishte premtuar.
Ylli Rakipi: Çfarë nuk shkon mirë me opozitën që është këtu?
Evi Kokalari: Gjëja kryesore janë pazaret që bëhen. Partitë politike janë biznese private fatkeqësisht, që çdo gjë bëhet nga kryetari dhe zbret më poshtë. E kanë bërë këtë për kaq kohë të gjatë, saqë momentalisht në qeveri dhe ndoshta edhe në qeveritë më parë, kanë qenë të korruptuar, deri në nivelet më të ulëta.
Gjëja kryesore, shoh pazaret që bëhen midis lojtarëve kryesorë që kemi patur në 32 vitet e fundit, që janë kupola dhe regjimi post-komunist. Janë të njejtët lojtarë që e kanë bërë këtë lojë dhe ne duhet të ngrihemi dhe ta shkatërrojmë. Kaq është qëllimi im. Kjo bëhet me ndihmën e diasporës.
Ylli Rakipi: Ju ishit mbështetëse shumë e zellshme e Sali Berishës dhe ju e ndihmuat atë edhe për faktin që vinit nga SHBA, nga vendi ku ai ishte i penalizuar. Ky ishte një element shumë i rëndësishëm, duke marrë edhe kosto. Mund t’ju thoni edhe njëherë njerëzve, pse sot jeni kundër Sali Berishës?