I vranë nënën e më pas babain, djali i biznesmenit grek prek

Editor
2 Min Read

Djali i biznesmenit grek Christos Gialias, Giorgos Gialias, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse“?- thotë ai për protothema.gr, duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Giorgos Gialias

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Christos Gialias, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit, u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Christos Gialias, ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Christos Gialia dhe nëna e Giorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

E vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *