Nën akuzë për shpërdorimin e fondeve publike, bien në pranga

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale (E.SH dhe B.K.) për shkak se dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimin e paligjshëm të parave.

“Personat zyrtarë kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, vlera e të cilës ka qenë dhjetëra mijë euro”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve kosovare është konstatuar se kontrata nuk është përmbushur dhe punimet nuk janë realizuar.

Lidhur me rastin janë intervistuar të dyshuarit, ku pas përfundimit, sigurimit të provave dhe dëshmive me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në qeli për 48 orët në vijim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *