JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëna bën veprimin fatal ndaj foshnjës 4 muajshme, e pëson keq dhe del me kërkesën e papritur ndaj qytetarëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbardhet dëshmia e 22-vjeçares shqiptare që la foshnjën katër muajshe në makinë për 40 minuta në Selanik, për të bërë pazare me shoqen e saj.

22-vjeçarja ka dalë sot para gjykatës ku është shpallur fajtore për pakujdesi dhe ekspozim në rrezik të fëmijës së saj.

Ajo është paralajmëruar se nëse ndodh sërish diçka e tillë do të dënohet me burg. E reja tha se e kishte lënë fëmijën në makinë sepse foshnja ishte në gjumë dhe se nuk kishte në plan që të vonohej shumë.

22-vjeçarja kishte lënë beben në makine me xhamat gjysmë hapur në parkingun e dyqanit ku ajo kishte shkuar.

E reja tha se vonesa kishte ndodhur për shkak se në dyqanin ku ishte futur për të blerë diçka, kishte pasur shumë radhë.

“Bëra një gabim të madh, kërkoj shumë falje. E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë në makinë sepse e ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehesha shpejt. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, tha 22-vjeçrja në gjuhën shqipe për mediet greke.

Ndërsa avokatja e saj tha se e reja është nënë e 3 fëmijëve dhe se ngjarja ishte një gabim për të cliin e reja kërkoi ndjesë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në lindje të Selanikut, ndërsa foshnja ka mbetur vetëm në automjet për të paktën 40 minuta.

Scroll to Top