Gazetarja Brunilda Cami raportoi nga materniteti “Koço Gliozheni”, aty ku foshnja i cili u braktis nga gruaja që e solli në jetë një ditë më parë, humbi jetën.about:blank
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, në orën 10:45 të së enjtes ai humbi jetën.
Burime zyrtare nga materniteti “Koço Gliozheni” bëjnë me dije se foshnja kishte hemoragji në mushkëri dhe hipotermi që është një rënie e menjëhershme e temperaturës trupore.
30-vjeçarja e cila e la djalin e porsalindur në një bodrum në një pallat në Yzberisht është arrestuar nga policia. Dje ajo mori mjekimin e duhur, pasi kishte lindur e vetme në një divan brenda bodrumit për t’u larguar më pas drejt shtëpisë së saj.
Gruaja tha se e braktisi foshnjën pasi nuk e rriste dot dhe nuk iu tregonte dot familjarëve që kishte sjellë në jetë një fëmijë duke qenë e pamartuar.
Mbi të rëndon akuza e braktisjes së të miturit dhe pavarësisht tragjedisë, 30-vjeçarja mund të ketë lehtësira për shkak të kohës kur e ka bërë veprimin.
Gazetarja Cami sqaron se legjislacioni shqiptar ka klauzola që parashikojnë lehtësime për krimet e grave pas lindjes.