‘Nëna Leta përfundon në spital’, kushërira e Kiarës jep lajmin e keq: Është prekur nga komentet

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara Tito u rikthye ditën e martë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas vendimit të produksionit për të rikthyer në shtëpi 4 ish-banorë. Ajo ishte një nga konkurrentet më të votuara, teksa që prej hyrjes së saj, ajo ka qenë mjaft e ftohtë me banorët e tjerë.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak publikut, që nuk e ka pritur mirë këtë sjellje të saj dhe ka reaguar me komente negative dhe e ka bojkotuar në rrjete sociale. E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e djeshme ishte Ema Shazivari, kushëria e Kiarës, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale.

Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”- tha kushërira e Kiara Titos në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *