Nëse do të kisha qenë avokati i tij do të kisha …”, Lapaj flet për

Editor
1 Min Read

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një intervistë për një televizion, foli për çështjen Berisha, ku u shpreh se shtrëngimi i masës së sigurisë në arrest shtëpie ishte i pritshëm duke qenë se ish-kryeministri kishte refuzuar të zbatonte masën e parë.about:blank

Lapaj tha se nëse do të kishte qenë avokati i Berishës do ta kishte këshilluar të paraqitej në gjykatës sipas kërkesës, pasi siç theksoi çështja e gjykatës nuk zgjidhet në rrugë por në gjykatë.


“Nuk më gëzoi (arresti i shtëpisë për Berishën) sepse nuk më gëzon dëmi i askujt, burgu i askujt, por nga ana tjetër profesionale e prisja derisa shmangu masën detyrim paraqitjeje pasi ligji thotë se masa  e sigurisë ashpërsohet nëse zbatohet. Nëse do kisha qenë avokati i tij… paligjshmëria në proces korrigjohet përmes procesi të ligjshëm, korrigjohet në gjykatë, përmes ankimit, padisë, kundërpadisë, përmes kërkesave dhe procesit. Nuk zgjidhet çështja e gjykatës në rrugë, por në gjykatë, ndaj ka gjyqësori disa shkallë, që edhe po gaboi një shkallë e korrigjon një tjetër”, tha Lapaj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *