“Nesër do të ndodhë…”, cili ishte në të vërtetë, sekreti i Nostradamusit? Disa gjëra që nuk i dinim

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve, e megjithatë, shumë pak merrte vesh nga astrologjia. Sekreti i tij? Të shkruante sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe të përdorte një gjuhë “plot tym”

“Një truk i vogël që shkaktoi një dëm të madh ishte një pamflet, në pamje të parë i parrezikshëm, që u shpërnda në sasi të mëdha nga agjentët tanë, të lëshuar edhe nga avionët.

I shtypur në frëngjisht dhe i paraqitur si botim nga profecitë e Nostradamusit (dhe në fakt përmbante disa prej tyre), libërthi parashikonte shkatërrime të mëdha nga “makinat fluturuese që lëshonin zjarr”, ndërsa jug-lindja e Francës do të ishte e imunizuar nga kjo katastrofë.  Ndërsa po përgatisja këtë broshurë, unë e imagjinoja efektin e tmerrshëm që do të kishte.

Të gjitha përpjekjet e autoriteteve franceze për të parandaluar eksodin e popullsisë drejt jug-lindjes së vendit, ishin të kota”. 

Ky kujtim i Valter Shelenbergut, kreu i Seksionit të Gjashtë (inteligjencës së jashtme) të Reichssichersheitshauptamt (zyra qëndrore për sigurinë e Rajhut gjerman), përmban ndoshta një nga misteret më të frikshme të Luftës së Dytë Botërore.

Në muajt e parë të konfliktit kundër Francës (verën e vitit 1940), gjermanët përdorën si një armë sekrete profecitë e Nostradamusit (1503-1566), astrologut më të famshëm të të gjitha kohërave.

Gjermanët bënë që të besohej, se ai kishte parashikuar pushtimin e vendit nga “Gjermania e Madhe”, dhe se vetëm lëvizja drejt drejt jugut do t’i kursente nga masakrat. Kur nazistët sulmuan Parisin, nga veriu në drejtim të Kanalit të La Manshit, ata i gjetën rrugët e zbrazta nga refugjatët, tamam siç dëshironin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *